Fundamenti

Rita Ora duket e mahnitshme nga shkretëtira e Kalifornisë

/ 3 minuta lexim

Rita Ora ka bashkuar forcat me DJ Sam Feldt për këngën e tyre të re t titulluar “Follow Me”.

Këngëtarja 31-vjeçare dukej sensacionale teksa pozoi për një fotosesion mahnitës në xhirimet e klipit në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një jelek të zi së bashku me një palë geta të zeza me pika t bardha.

Duke i lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, Rita gjithashtu kishte një kapele të zezë ndërsa pozonte përkrah Samit në shkretëtirë.

DJ zgjodhi një xhaketë ngjyrë bezhë të cilën e veshi mbi një këmishë të zezë me një palë xhinse të ngjashme.

Duke folur për këngën, Rita tha: “Muzika ritmike ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, kështu që të qenit në gjendje të punoja me Sam në ‘Follow Me’ ka qenë fantastike. Ai është një legjendë e tillë dhe ka qenë nder të punoj me të në këtë pistë”.

Fidanishtja

“Kjo këngë shërben si një kujtesë për ne që të rrethohemi me njerëz që na ndërtojnë dhe qëndrojnë pranë nesh, veçanërisht në momentet kur ndjejmë se gjërat po shpërbëhen”, tha Ora.

“Mezi pres që fansat ta dëgjojnë dhe të shohin videon e mrekullueshme që kemi bërë!”, shtoi artistja shqiptare.

Sam Feldt foli për këngën ndërsa ishte në xhirime për klipin, të xhiruar nga regjisori Johannes Lovund: “Për mua, ‘Follow Me’ ka të bëjë me të qenit atje për një person të veçantë dhe të qëndrosh me të edhe kur kohët bëhen të vështira”.

“Të punoja me Ritën në këtë ishte një ëndërr e realizuar. Unë kam qenë një fans i zërit dhe punës së saj për një kohë të gjatë, kështu që më pëlqen fakti që më në fund arritëm të bënim një këngë së bashku”.

“I gjithë procesi, nga shkrimi i këngës deri te filmimi i klipit në shkretëtirën e Kalifornisë, ishte shumë argëtues dhe shpresoj që kjo të rezonojë në këngë për dëgjuesin!”, tha ai.

Kënga, e cila është bashkë-kompozuar nga ish-ylli i X Factor, Ella Henderson, do të publikohet në Palm Tree Records Kygo. /Telegrafi/