FIDANISHTJA

Rita Ora dërgon tri trofe të reja në shtëpinë e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Kënga e saj e fundit “Let you love me”, është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane, teksa për herë të parë këtë vit, Rita theu rekordin si artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10 e Britanisë së Madhe.

“Let you love me” i ka dhuruar këngëtares gjithashtu edhe tri trofe nga Vodafone, kjo pasi kënga e saj ka qenë në vend të parë për disa ditë rresht.

Ka qenë Rita, ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq tri trofetë, ndërsa duket e nderuar për këtë shpërblim.

“Unë erdha në shtëpi me tri çmime”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

ARKATANA

Rita Ora i gëzohet tri trofeve të fituara nga Big Top 40 (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Kënga “Let you love me” ka qëndruar në vendin e parë të Big Top 40 nga Vodafone, në datat 30 shtator, 7 tetor dhe 14 tetor 2018, datat në të cilat përkatësisht janë të printuara edhe çmimet.

Kjo këngë gjithashtu ka kaluar tashmë shifrën e 40 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Rita ka qenë shumë aktive këtë vit në muzikë, ndërsa ka bërë të ditur se albumi i saj i ri me titull “Phoneix”, do të publikohet më 23 nëntor, dhe përbrenda tij do të ketë shumë këngë të reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.