Uji Dea

Rita Ora, artistja më punëtore në botë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prezantuesi televiziv, Nick Grimshaw, ka lavdëruar këngëtaren e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Orën, duke e përshkruar si artisten më punëtore në botë.

Grimshaw do të jetë pjesëmarrës së bashku me Orën të dielën, më 19 tetor, në BBC Radio 1 Teen Awards kur Britania e Madhe ndan çmimet për këngën më të mirë të vitit, sportistët dhe yjet tjerë inspiruesë për të rinjtë.

“Jam shumë i lumtur sepse edhe vitin e kaluar isha me të dhe ishte me të vërtetë argëtuese, ajo është shumë e lehtë për të punuar me të. Ajo është simbol i yjeve”, ka thënë Grimshaw.

Uji Dea

“Ajo mund të mësojë yjet tjera se si duhet të sillen. Rita është shumë punëtore. Gjithmonë është në fluturime për shkak të angazhimeve që ka, nuk kam parë askënd që punon më shumë se ajo, kurrë. Kur lodhem mendoj, ‘Nuk mund të jesh i lodhur sa Rita Ora”’, shtoi ai.

“Rita ka gjithmonë qëndrimin e duhur, është e lumtur dhe argëtuese. S’e kam dëgjuar kurrë të ankohet për diçka, kurrë”, ka treguar Grimshaw për këngëtaren me prejardhje shqiptare.

5 Seconds of Summer, Ariana Grande, Labrinth, Rixton, The Vamps dhe Ella Henderson do të jenë performuesit tjerë në ngjarjen e madhe të BBC-së.