Fundamenti

Rita në albumin e Mathew Morrison

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rita Ora do të performojë në albumin e ri nga Matthew Morrison. Aktori i serisë ‘Glee’ është i lumtur që ylli i hitit ‘I Will Never Let You Down’, do të interpretojë në konceptin e albumin të tij, për fazën e tij të re muzikore ‘Finding Neverland’.

Me publikimin në Twiter të një fotoje të tij dhe Rita Orës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” gjatë fundjavës, Mathew shkroi si në vijim: “Një kohë madhështore në natën e fundit të ceremonisë ‘American Music Awards’, me mikeshën time Rita Ora. Ajo bënë pjesë në “Finding Neverland”, një koncept i ri muzikor”! Dyshja është parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke bërë muzikë me yllin Jamie Foxx dhe vajzën e tij.

UBT

“Ata këndonin një version të Iggy Azalea-së, ‘Black Widow’, me Jamie Foxx dhe bijën tij, Annalise”, tha një burim për gazetën “New York Post”. Përveç Ritës, edhe Jessie J do të shfaqet në albumin, “Finding Neverland”.

Ishte bërë e ditur në fillim të këtij muaji se Mathew do të kthehet në produksionin e Broadway-it, i cili hulumton historinë e librit “Peter Pan”, me autor J.M. Barrie. Muzika është shkruar nga dramaturgu britanik, James Graham, kurse karakteristikat e muzikës janë shkruar nga këngëtari i grupit “ Take That”, Gary Barlow. /Zëri/