Eko Higjiena

Rita me miqtë e saj flet shqip në prapaskenat e koncertit

/ 1 minutë lexim
HW

Këngëtarja Rita Ora është duke mbajtur një tur koncertesh nëpër Evropë.

Mbrëmë (premte) ajo ka kënduar në Munich, ku ka dhuruar një performancë të zjarrtë për publikun e shumtë që ishte në sallë për këngëtaren shqiptare.

Shumë nga prapaskenat e koncertit, Rita vendosi t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale, duke treguar se si ajo dhe stafi kalojnë kohën pak para se të bëhen gati për shfaqje.

Duket se këngëtarja shqiptare flet herë pas here edhe shqip, ndonëse stafi i saj dhe shoqëruesit përbëhen nga të huaj.

Uji Dea

Në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, Ora shfaqet duke xhiruar një nga miqtë e saj në prapaskenë, teksa i drejtohet me fjalët: “Budalla, kqyrum”.

Videoja në fjalë ka bërë për të qeshur shumë prej ndjekësve të saj, ndërsa ka lumturuar fansat shqiptarë, të cilët ndjehen mirë sa herë që ajo flet shqip.

Në mbishkrimin e kësaj videoje, Rita ka treguar se në këtë koncert po shoqërohet nga miqtë e saj më të mirë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.