Rita e zbukuron Nju Jorkun
Rita Ora ka arritur të ‘godas’ në ‘Big Apple’ pa kënduar as edhe një notë.
Këngëtarja 24-vjeçare dhe gjyqtarja e ‘X Factor-it’, së fundmi është parë duke shëtitur rrugëve të Nju Jorkut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sportive dhe si gjithnjë plot stil, ajo dukej mahnitëse derisa po bënte rrugën e saj në qytetin e madh.
Kësaj radhe, ajo ishte kujdesur që t’i fsheh sytë pas syzeve të mëdha të diellit, ndërsa që pamjen e kishte kompletuar me një buzëqeshje të lehtë. (Kosova Sot)


