RCCOLA

Rita, e veçanta e “Paris Fashion Week”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja 22-vjeçare, me origjinë nga Kosova, ka tërhequr vëmendjen në javën e modës në Paris me veshjen dhe look-un e saj të veçantë.

Në një mbrëmje dedikuar filmit dokumentar “Zonja C” të regjisorit Fabien Constant, ku kanë marrë pjesë yjet e Show-Bizit botëror, Rita Ora është shfaqur me një palë pantallona të zeza prej lëkure, xhaketë të kuqe me kuadrate të modelit “tartan” dhe këpucë të zeza me majë.

Mobi Casa

Të binte në sy model i flokëve të saj, kapur mbrapa në formë “topuzi” si dhe dantella e zezë që kishte vënë në kokë, duke e bërë atë tepër tërheqëse.

Veshja e Rita Orës dhe pamja e saj e jashtme ka bërë që sytë e të pranishmëve në mbrëmje të fokusohen tek ajo.