Mobi Casa

Rita e sëmurë, anulon koncertet e fundjavës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Londër – Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka shkruar në profilin e saj në Facebook se për shkak të një infeksioni në fyt është detyruar të ndërpresë koncertet e planifikuara për këtë fundjave.

Rita shpjegon se nuk do anulonte kurrë një koncert për asnjë arsye përveçse për arsye shëndetësore.

“Nuk do e bëja kurrë këtë, por në kushtet fizike që ndodhem jam e detyruar ta bëj. Më vjen keq që kam anuluar të gjitha shfaqjet e mia për këtë fundjave. Nuk mund të performoj, dhe nëse do e bëja, fizikisht nuk do jepja spektaklin që ju doni. Kam një infeksion në fyt dhe në gjoks. Më vjen shumë keq, por sapo të bëhem më mirë do të vij tek ju. Ju premtoj, ju dua shumë, Rita”, shkruan ajo, transmeton BW.

Mobi Casa

Por disa fansa, pavarësisht se lexojnë postimin, e akuzojnë Rita Orën si gënjeshtare. “Trego pse po e bën, sepse nuk të janë shitur biletat se nuk mbyllen koncertet minutën e fundit, ky është mashtrim”, i shkruan dikush.

Por të tjerë miq në Facebook e mbështesin Ritën dhe i urojnë shërim të shpejtë. Nuk mungojnë dhe ata që i shkruajnë nga Kosova e Shqipëria.