Hidromorava

Rita donë t’i ndihmojë fëmijët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të kthehet sërish në Kosovë – por jo për ndonjë projekt të saj muzikor, pasi misioni i ardhshëm i saj është bamirës.

Rita ka deklaruar së fundmi se ajo planifikon që të kthehet përsëri në Kosovë, pas vizitës bërë së fundmi që rezultoi me realizimin e videoklipit “Shine Ya Light”. Kësaj radhe, qëllimet e Ritës janë bamirëse, pasi ajo dëshiron që t’i ndihmojë fëmijët bonjakë.

“Kam shumë plane. Jam duke punuar në UNICEF. Dua t’u jap fëmijëve hapësira ku mund të luajnë e jo të sllen rrugëve. Babai më ka thënë: ‘Je e vetëdijshme se çfarë aftësie ke tani, se mund t’i ndihmosh kombit?’. Ai u ul dhe më foli në lidhje me këtë për orë të tëra”.

GRANDEMALL

“Me të vërtetë, e kam marrë rolin tim seriozisht. Dua të ngris vetëdijen dhe të investoj në shtëpi për fëmijët bonjakë, që mund të menaxhohen nga anëtarët e familjes. Asgjë nuk është finalizuar ende, por e kemi idealizuar. Do të ecim ngadalë, por sigurt. Unë jam vetëm një këngëtare, nuk po mundohem që të shpëtoj botën apo diçka të tillë, por vetëm dua t’i ndihmoj njerëzit”, ka thënë Rita për një revistë britanike.

Rita është lindur në Kosovë, por është rritur në Britani, prej ku ajo është shndërruar në një prej këngëtareve më të njohura ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.