Uji Dea

Rishqyrtimi i Ambasadës në Izrael, Hoxhaj thotë se Konjufca është i ri në këtë sport e s’merr vesh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, i ka komentuar deklaratat e kandidatit për deputet nga radhët e LVV’së, Glauk Konjufca, për tërheqjen e ambasadës së Kosovës nga Jeruzalemi, në rast se BE’ja e kërkon atë.

Hoxhaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se Konjufca është i ri në fushën e diplomacisë, teksa ka përdorur një term nga zhargoni sportiv për ta përshkruar atë.

“Deklarata e tij është totalisht jo-serioze. Ne duhet ta njohim të drejtën e Izraelit që ta ketë Jeruzalemin kryeqytet. Z. Konjufca është i ri në këtë aktivitet sportiv dhe ai nuk e merr vesh”, deklaroi ai.

“Ku e ka ambasadën Amerika, aty do ta ketë edhe Kosova. Amerika është ylli polar se si PDK sillet në politikë të jashtme. A ka mbërri qeveria aktuale ta keq-menaxhoj këtë situatë? Po. Është dashur të komunikohet me vende Arabe, t’i thuhet që ne kemi interes që të kemi njohje të ndërsjellë”, ka potencuar ai.

Konjufca, sa po shpalosej plan programi politik i VV’së, ka thënë se duhet të ri-shqyrtohet vendimi i zhvendosjes së ambasadës kosovare në Jeruzalem të Izrealit, në rast se BE’ja ia kërkon një gjë të tillë.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.