ARKATANA

Rishikimi i buxhetit i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në rast se nuk rishikohet buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2014, pasojat negative në proceset ekonomike përveç këtij viti do të ndihen edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu ka thënë për radio Kosovën, kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu. Për këtë arsye, ai vlerëson rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të vendit.

Vakuumi institucional në vend, do të reflektohet edhe në segmentin ekonomik, vlerëson kreu i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.
“Dhe kur bisedohet për vitin kalendarik 2014 dhe pasojat e këtij vakuumi institucional, me siguri një ndër sfidat më të mëdha do të jetë rishikimi i buxhetit sepse është një hap i cili dashtë e padashtë duhet ballafaquar me këtë realitet.”

FIDANISHTJA

Vendi ynë po ballafaqohet me shumë probleme ekonomike të cilat do të thellohen në rast të mos-rishikimit të buxhetit, thotë Gërxhaliu. Prandaj ai vlerëson rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve.
“Përndryshe nëse shkohet në zgjedhje dhe ky parlament ose kjo qeveri nuk e ka mandatin e rishikimit buxhetor atëherë do të jetë jo vetëm viti 2014, por pasojat do të barten edhe në vitin 2015 që do të jetë edhe më shqetësuese për ambientin biznesor dhe proceset ekonomike në Kosovë por mbi të gjitha për stabilitetin social”.

Më herët zyrtarë nga Ministria e Financave kanë thënë se rishikimi i buxhetit, përkatësisht Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2014 do të hyjë në fuqi vetëm pas miratimit në Kuvend./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.