FIDANISHTJA

Ripërtërihen artizanalet e vjetra në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga dita e hënë në Medvegjë do të fillojë punën organizata joqeveritare multietnike “Klasteri për revitalizim të artizanaleve tradicionale”.

Qëllimi i organizatës sipas kryetares Vesna Rusiq është përgatitja dhe fuqizimi i grave për tregun e punës në prodhimin e punimeve të dorës “handmade” në një model të ri biznesi, nëpërmes trajnimeve dhe seminareve.

Ndër qëllime të tjera Rusiq përmendi edhe inkuadrimin e femrave në zinxhirin e furnizimit të kompanive me përgjegjësi shoqërore, raporton Titulli.

FIDANISHTJA

Hapi i mëtejmë do të jetë prodhimi vendas i leshit në territorin e komunës së Medvegjës që do të nënkuptojë kultivimin e deleve dhe rritjen e fondit të bagëtive në vend.

Përfaqësuesit e organizatës gjatë qëndrimit të sotëm në Medvegjë u takuan me prefektin e komunës Sllobodan Drashkoviq dhe me ndihmëskryetarin e tij Ismet Zeqiri, prej nga edhe u morr përkrahja që projekti të zhvillohet në partneritet me komunën e Medvegjës.

Një projekt i tillë është realizuar më parë në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Dragashit dhe ka qenë një ndër projektet e para në mes të Kosovës dhe Serbisë që ka financuar Qeveria e Zvicrës./medvegjanet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.