Rinovohet ndërtesa e vjetër e spitalit të përgjithshëm të Gjilanit
Gjilan – Ndërtesa e vjetër e spitalit të Gjilanit ka nisur të rinovohet dhe sipas drejtorit të spitalit Abdylatif Latifi e gjithë kjo po bëhet që pacientet të kenë një ambient më të mirë, si dhe krijimi i kushteve më të mira për punë të stafit mjekësor të këtij spitali.
Spitali i përgjithshëm i Gjilanit me datën 29.05.2015 ka hapur tenderë për renovimin dhe meremetimin në ndërtesën e vjetër. Për tenderë kanë ofertuar 12 operatorë.
Sipas Selami Kurteshit zëdhënës i spitalit nga 12 operatorët pjesëmarrës 11 prej tyre kanë qenë oferta të përgjegjshme, çmimi më i ulët i ofertave të pranuara ka qenë 46.598.60 Euro, ndërsa çmimi më i lartë ka qenë 84.816.00 Euro.
Operatori fitues i kësaj kontrate është operatori ekonomik “KOSING” shpk. Lënda e kontratës: Renovimi dhe meremetimi, ndërrimi i të gjitha dritareve pjesa lindore e ndërtesës, punimi i fasadës.
Punët e ngjyrosjes së mureve në repartin e infektivës dhe pulmologjisë. Plani dinamik i përfundimit të punimeve është 60 ditë kalendarik.
Kurse drejtori i këtij spitali Abdylatif Latifi tha se e gjithë kjo bëhet që pacientet të kenë një ambient më të mirë, si dhe krijimi i kushteve më të mira për punë të stafit mjekësor të këtij spitali./rajonipress/

