Fundamenti

Rinovimi i kishës në Cërrnicë në funksion të integrimit të komuniteteve

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Safete Grajqevci nga Qeveria e Kosovës dhe Millan Stojanoviq e Fadil Osmani ka inspektuar përfundimin e punimeve në rinovimin e kishës ortodokse serbe në fshatin Cërrnicë të Gjilanit. Mustafa tha se ky investim bëhet me të vetmin qëllim që të integrohet komuniteti serb dhe të ndihet sikur në shtëpinë e vet.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 23 mijë për të rinovuar kishën ortodokse në fshatin Cerrnicë të Gjilanit. Rinovimi vjen si rezultat i tolerancës fetare në këtë qytet tha të mërkurën Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit i cili inspektoj punimet në prag të përfundimit të renovimit të kishës ortodokse serbe në Cërrnicë të Gjilanit.

Mustafa nga kisha ortodokse serbe ka dërguar mesazhin e institucioneve komunale dhe të Qeverisë së Kosovës se investimet në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare e kulturore kanë për qëllim integrimin e komunitetit serb.”Këto projekte prekin të gjitha komunitetet tona dhe me ketë po e inkurajojmë qytetarin pa dallim që ta përjetojë këtë investim . Ky projekt është dedikuar për komunitetin serb dhe është në funksion të bashkëjetesës e tolerancës fetare e njerëzore në mënyrë që të ndërtojmë jetën bashkërisht”.

Mustafa tha se për 13 vite janë bërë punë të mëdha edhe nga institucionet komunale, por edhe nga Qeveria e Kosovës dhe janë përkrahur shumë projekte ku përfitues kanë qenë komunitetet. “Me këto projekte dhe me këtë përkujdesje institucionale është arritur që të kthehet besimi i komuniteteve tek institucionet kosovare dhe kjo është arritur edhe falë komunitetit ndërkombëtarë” tha Mustafa.

Mustafa tha se edhe Komuna e Gjilanit po edhe Qeveria do të jetë në funksion të realizimit të projekteve tjera fetare sepse Kosova është shtet i tyre.

Kurse Milivoje Vasiq përfaqësues i kishës ortodokse serbe tha se punët janë kryer në mënyrë profesionale.”Jemi shumë të kënaqur edhe me punimet edhe me investimin që ka bërë Qeveria e Kosovës. “Realisht ne s`kishim mundur kurrë ta bëjmë këtë renovim kaq modern dhe profesional” tha Vasiq. Ai kërkoj më shumë punësim të serbëve në institucionet kosovare.

RCCOLA

Edhe Safete Grajqevci nga zyra e kryeministrisë së Kosovës tha se institucionet qendrore janë të përkushtuara që të bëjnë investime edhe në kultet fetare të komuniteteve tjera. “Përkushtimi ynë nuk ka munguar sepse edhe këta janë pjesë e Kosovës dhe projektet e tilla vetëm sa e ofrojnë bashkëjetesën dhe jetën normale” tha Grajqevci

Millovan Stojanoviqi nënkryetar për komunitete në Komunën e Gjilanit tha se qeveria komunale është e angazhuar maksimalisht që serbëve të Anamoravës tu krijojë kushte. “Në Anamoravë serbët ndihen rehat dhe të privilegjuar. Ky investim është shumë domethënës dhe ne po bëjmë përpjekje që së bashku me Qemajl Mustafën të investojmë edhe në shkolla dhe infrastrukturë tjetër rrugore e shkollore.

Ndryshe Sipas Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve tha se mjetet janë ndarë nga zyra e kryeministrit të Kosovës, zyrës për komunitete. Renovimet janë bërë kryesisht në pjesët e jashtme të kishës, duke filluar nga dera e oborrit, hyrjes kryesore, shtrimi i pllakave, një pjesë e murit të oborrit, punë zdrukthëtarie, tjegulla të reja, suvatim dhe një pjesë e kulmit do të rregullohet.

Vlera e kontratës për punë është 23.081 euro dhe rinovimi është kryer “Mabb Construction” nga Gjilani e cila edhe ka marrë lavderata për punën tejet delikate dhe profesionale që e ka kryer.

Ndryshe , Cerrnica është fshat me rreth 2.500 banorë i përzier nga komuniteti shqiptar dhe serb. Kisha ka qenë e dëmtuar pas luftës. /rajonipress/