Eko Higjiena

Rinor Selmani “bomberi” i hendbollit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Klubi i Hendbollit Drita në mënyrë spektakolare në Ligën e Parë të hendbollit të Kosovës është shpallur kampion i Kosovës, duke u rikthyer në Superligën e Kosovës.

Nga 14 takimet e zhvilluara, KH Drita ka shënuar po aq fitore, duke dëshmuar se ky klub e ka vendin në Superligë të Kosovës. Një mobilizim të tillë brenda klubit kishte ekzistuar që në fillim të kampionatit, dhe së bashku me kryesinë e klubit dhe të gjithë hendbollistët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe pse gjatë rrugëtimit të tyre kishin probleme të mëdha financiare, por dashuria për tu rikthyer në Superligë i ka mposhtur të gjitha barrierat.

FIDANISHTJA

Njëri ndër më të merituarit për këto suksese padyshim është kapiteni i skuadrës dhe “bomberi” i pamëshirshëm në portat kundërshtare Rinor Selmani, i cili nga 14 takimet e zhvilluara ka shënuar 160 gola, me një mesatare 11.4 gola për ndeshje.

“Ka qenë një kampionat shumë i vështirë por synimi ynë ishte rikthimi në Superligë. Jam shumë i lumtur që kam kontribuar për sukseset e klubit, por nuk duhet mohuar as kontributin e secilit bashkëlojtarë të cilët kanë kontribuar që të shpallemi kampion pa asnjë humbje”, thekson kapiteni Rinor Selmani. Selmani i cili luan në pozitën e qendrës, pas shpalljes si kampion me skuadrën e tij ka një porosi për të gjithë ata që e dojnë hendbollin por edhe për të gjithë afaristët e qytetit. “Kemi pasur probleme të natyrave të ndryshme, të themi të gjërave elementare sa i përket mjeteve financiare, por kemi qenë të gjithë të bashkuar për ta bërë skuadrën kampion me gjithë këto vështirësi dhe për këtë e falënderoj çdo bashkëlojtar timin të cilët nuk kursyen asgjë. Tani kur do të fillojmë në Superligë nëse nuk na ndihmohemi nga bizneset e ndryshme do të jetë vështirë të mbijetojmë pasiqë kostoja e financimit do të jetë më e madhe. Unë ju kisha bërë apel të gjitha bizneseve të qytetit që të na dalin në ndihmë për të mirën e klubit dhe për të mirën e rinisë të cilët e dojnë hendbollin”, thekson golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë, Rinor Selmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.