Fundamenti

Rinor Haliti i UBT-së, kameraman në KTV

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Studenti i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Rinor Haliti është punësuar si kameraman në televizionin “KTV”, ende pa i përfunduar studimet e nivelit bachelor.

Ai tha se kjo punë është ajo që ai ka ëndërruar ta bëjë gjithmonë dhe se falë UBT-së dhe njohurive të fituara në studime, ëndrra e tij tashmë është jetësuar.
“Gjatë studimeve në UBT, kemi marrë mjaftueshëm njohuri, aq sa të pranohemi lehtësisht në punë edhe nga televizionet më me zë, siç është KTV”, theksoi Haliti.

Tutje, ai shtoi se mënyra se si në UBT ligjërohet mbi të gjitha llojet e mediave dhe punëve që bëhen brenda tyre, i mundëson çdo studenti ta gjejë vetën dhe të jetë i suksesshëm në punën e zgjedhur.

United Hospital

Studenti Haliti tha se në planet e tij për të ardhmen, përfshihet vazhdimi i studimeve në UBT, si dhe vazhdimi i profesionit që ka zgjedhur në televizionin ku është duke punuar aktualisht.

Fakulteti i Medias dhe Komunikimit në UBT, për studentët e vet ofron këto specializime: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari Online, Kamerë dhe Fotografi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.