Fundamenti

Rinisin punimet në dalje të Gjilanit, në drejtim të Prishtinës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kanë rifilluar punimet në segmentin e njohur si rruga e Prishtinës. Është shumë e paqartë që punimet po nisin në momentin më të keq për shkak të kohës me shi. Banorët që jetojnë përreth kanë ankesat e tyre.

Pas një pauze një vjeçare Qeveria e Kosovës ka nisur të këndellet dhe t`i del gjumi i rëndë dimëror, për të rinisur dhe përfunduar projektet e filluara nga Qeveria e kaluar.

Ka filluar të punohet në rrugën e Prishtinës në dalje për Pasjak, rrugë kjo e një rëndësie të veçantë. Zgjerimi i saj dhe punimet shtesë i japin Gjilanit një pamje krejt ndryshe.

KKVITI

Por këto punime nuk po shihen me sy të mirë nga ana e banorëve që jetojnë aty afër dhe kanë bizneset e tyre.

Murati qytetar mendon se punimet po nisin në momentin më të keq të mundshëm.”Tërë verën nuk kanë punuar, kuptohet kompania s`ka faj sepse Qeveria ka stopuar mjetet. E tani kur pritet të ketë shi e, borë nuk e kam të qartë çfarë punimesh mund të bëhen” shprehet ai.

Elhamia një tjetër qytetar mendon se Qeveria i ka bërë dëm të pariparueshëm projekteve për Gjilanin.”Kjo Qeveri lëre që s`ka lëshuar mjetet për projektet e saja po qëllimisht i ka stopuar edhe projektet e Qeverisë së kaluar. Albin Kurtit nuk e di çka i duhen paret me fjetën, ato duhet të shfrytëzohen për investime kapitale e sidomos në infrastrukturë rrugore” mendon ai./rajonipress’