FIDANISHTJA

Rinia nuk është e përfshirë në hartimin e buxhetit komunal

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Rezultatet e hulumtimit në përgjithësi tregojnë se përfshirja e rinisë në vendimmarrjen e komunës së Gjilanit nuk është në nivel të lartë, se qeverisja është pak transparente, se rinia nuk është e përfshirë në hartimin e buxhetit komunal dhe se nuk ka konsulta të duhura me ta gjatë hartimit të dokumenteve të rëndësishme strategjike.

Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes përmes Medieve Sociale” të përkrahur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), “EC Ma Ndryshe” dhe KCIC të enjten në Gjilan kanë publikuar Analizën e titulluar: “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”.

Analiza shqyrton transparencën e komunave të Prizrenit dhe të Gjilanit në raport me të rinjtë që jetojnë në këto dy qendra urbane. Të enjten janë shpalosur të dhënat për komunën e Gjilanit.

Të gjeturat e këtij raporti burojnë nga hulumtimi respektivisht anketimi i të rinjve të shkollave të mesme dhe të universiteteve të Gjilanit.

Në anketë janë përfshirë 200 të rinj që i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal, transparencën dhe përfshirjen e publikut dhe të rinjve në vendimmarrjen komunale. Hulumtimi është kryer në hapësirat shkollore e universitare dhe në rrugë.

Rezultatet e hulumtimit në përgjithësi tregojnë se përfshirja e rinisë në vendimmarrjen e komunës së Gjilanit nuk është në nivel të lartë, se qeverisja është pak transparente, se rinia nuk është e përfshirë në hartimin e buxhetit komunal dhe se nuk ka konsulta të duhura me ta gjatë hartimit të dokumenteve të rëndësishme strategjike.

FIDANISHTJA

Anketat e kryera dëshmojnë se të rinjtë e Gjilanit mbeten jashtë procesit të politikbërjes komunale derisa përfshirja e tyre në konsultimet publike është shumë e rrallë dhe kryesisht e natyrës formale për përmbushjen e obligimeve minimale ligjore.

Në të njëjtën kohë njohuritë e këtyre të rinjve në lidhje me të drejtat e tyre qytetare janë në nivel të ultë dhe nevojitet një qasje e strukturuar e institucioneve vendimmarrëse dhe e atyre arsimore por edhe e shoqërisë civile për përmirësimin e këtyre trendeve.

Të gjeturat e hulumtimit tregojnë se 55 për qind e të rinjve të anketuar të Gjilanit nuk kanë njohuri për vendimmarrjen në komunë; 45 për qind e të rinjve të Gjilanit besojnë se qeveria lokale ka pak transparencë në punën e saj derisa 46 për qind thonë se transparenca është në nivel mesatar; derisa vetëm një në mesin e shtatë të rinjve gjilanas kanë marrë ndonjëherë pjesë në seancat publike të Kuvendit Komunal dhe dy në mesin e pesë të rinjve të Gjilanit kanë marrë pjesë në diskutime publike të organizuara nga komuna.

Po ashtu në Gjilan 82 për qind e të rinjve të anketuar nuk kanë qenë të informuar për procesin e hartimit të buxhetit, ndërkohë që në mesin e 10 të rinjve gjilanas vetëm njëri prej tyre ka pas rastin që të paraqes problemet para kryetarit apo drejtorëve të komunës.

Raporti përmban edhe rezultate tjera që shpiejnë drejt përfundimit se organet komunale kanë lënë anash apo kanë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse një të katërtën e popullatës vitale.

Ndërkaq korniza ligjore mbi të cilën bazohet vendimmarrja komunale ofron mundësi për përfshirjen e publikut dhe në këtë rast të rinjve në proceset vendimmarrëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.