Rinia gjilanase e barabartë, në mesin e tetë shteteve nga Rajoni dhe Evropa
Gjilan – Komuna e Gjilanit/Njësia për Rini falë bashkëpunimit me organizatën partnere LIGO LEX LEGIS, e cila para disa muajve mbajti trajnimin në lidhje me programin nga Komisioni Evropian “Erasmus +”, tani po vijnë rezultatet konkrete ku për të dytën herë radhazi Gjilani po përfaqësohet në trajnimet e Komisionit Evropian.
Partneriteti mes Njësisë për Rini dhe Ligo Lex Legis, bëri të mundur që të rinjtë nga Gjilani të përfitojnë trajnim nëntë (9) ditor në Maqedoni (Ohër) me temën “Power of Multimedia – Bridges of Diversity”.
Kosova respektivisht Gjilani merr pjesë në këtë trajnim me dy të rinj nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal- KVRL, ku pjesëmarrës janë edhe nga shtetet si “Angli, Rumani, Greqi, Turki, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi”.
Gjilani me udhëheqjen nga Kryetari z. Lutfi Haziri, po e mbështet rinin e Gjilanit në çdo fushë që të jetë kampion i organizimit të jetës rinore ka thënë Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini./rajonipress/


