RCCOLA

Rinia e PDK-së dhuron gjak dhe shpërndan fletushka për rëndësinë e dhurimit të gjakut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën organizimin e Rinisë Demokratike në Gjilan, sot dhuruan gjak me moton “Dhuro Gjak, shpëto Jetë”. Të rinjtë e PDK-së së bashku me kryetarin e PDK-së Qemajl Mustafa dhe disa anëtarë të partisë për nder të javës së Dhurimit të Gjakut, dhuruan gjak dhe shpërndanë fletushka për vetëdijesimin e qytetarëve rreth dhurimit të gjakut.

Fundamenti

Dhurimi i gjakut është akt human, i cili përmirëson dhe shpëton shumë jetë.
Gjaku përveçse është një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, dhe i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut prandaj; Të Dhurojmë Gjak!/rajonipress/