Eko Higjiena

Rinia e LDK-së në Viti i jep mbështetje të fuqishme Robert Ukajt për deputet: Mobilizim i madh për tubimin e 3 qershorit

/ 2 minuta lexim
HW

Vitia – Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka konfirmuar angazhimin e saj maksimal për organizimin e tubimit të madh zgjedhor të 3 qershorit, duke treguar mbështetje të pakursyer për kandidatët e LDK-së, veçanërisht për Robert Ukajn, kandidatin që po fiton mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe rinia në komunën e Vitisë.

Në një takim të zhvilluar së fundmi me Kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, dhe kandidatët për deputetë, rinia e LDK-së ka diskutuar për strategjinë e mobilizimit dhe energjinë që do të bartë ky tubim, i cili do të mbahet në sheshin e qytetit të Vitisë më 3 qershor, ora 17:00.

“Robert Ukaj është një kandidat i angazhuar, që di të dëgjojë qytetarin dhe të përfaqësojë interesat e rinisë dhe të komunitetit tonë,” theksuan organizatorët dhe pjesëmarrësit në takim, duke vlerësuar lidershipin dhe vizionin e tij.

Eco Higjiena

Tubimi i 3 qershorit pritet të jetë një ngjarje masive, ku Vitia do të elektrizohet me mbështetjen për kandidates për Presidente, Vjosa Osmani, kandidatit për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, dhe kryesisht për Robert Ukajn, si simbol i rinisë, energjisë dhe ndryshimit që qytetarët presin në Kuvend.

Organizatorët ftojnë qytetarët nga e gjithë komuna të marrin pjesë në këtë takim përmbyllës para zgjedhjeve të 7 qershorit, duke dhënë një mesazh të qartë: mbështetje e fuqishme dhe besim në vlerat e LDK-së dhe kandidatin Robert Ukaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.