GRANDEMALL

Rinia e Kamenicës përkrahë Shaip Surdullin dhe LDK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherit kandidat për kryetar komune Shaip Surdulli, ka thënë se fitorja e LDK-së, është e sigurt, dhe se s`ka asnjë dilemë se ne do të dalim fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në prani të mbi 500 pjesëmarrësve kryesisht të rinj nga komuna e Kamenicës, Lidhja Demokratike e Kosovës, të dielën ka mbajtur tubimin e radhës me të rinj të kësaj komune, raporton rajonipress.

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherit kandidat për kryetar komune Shaip Surdulli, ka thënë se fitorja e LDK-së, është e sigurt, dhe se s`ka asnjë dilemë se ne do të dalim fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit. “Përgjatë 4 viteve qeverisje kemi arritur që të rinovojmë shumë shkolla, ambulanca, rregullimin e ngrohjes qendrore në shumicën e shkollave të komunës së Kamenicës, kemi ndihmuar të rinjtë për aq sa kemi pasur mundësi buxhetore, por në mandatin e ardhshëm do të punojmë edhe më shumë që të rinjtë e Kamenicas t’i përkrahim edhe në punësim, edhe me bursa për student” ka thënë Surdulli.

FITORJA

Ndërkaq, Alban Mehmeti, kandidat për delegat në asamble komunale ka thënë se Kryetari aktual i komunës së Kamenicës njëherit kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës ka qenë përkrahës i rinisë, andaj meriton që edhe më tutje të përkrahet.
“ E dashur rini, mos hezitoni të punoni për LDK-në, për fitoren e 3 nëntorit. Me 3 nëntor votoni LDK-në, me numër 78 dhe për kryetar të komunës Shaip Surdulli “ ka thënë Memeti.

Kurse, Dafina Isufi, kandidate për asamble komunale ka thënë se përvoja dhe eksperienca e kryetarit Surdulli, që me lehtësi diti t`i driblojë dhe mposhtë rivalët na jep mësim të mjaftueshëm që edhe tani, por edhe në të ardhmen të dalim fitues në gara të tilla. Prandaj përgjegjësitë dhe detyrat që kemi marrë është nderë dhe privilegj të jesh pjesë e ekipit fitues të Kryetarit Shaip Surdulli.

Në fund u bë prezantimi i kandidatëve për asamble komunale në Kamenicë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.