Rinia e Dardanisë: Ndihemi të injoruar, e të anashkaluar nga opozitari Haziri!

Gjilan – Rinia Demokratike e Kosovës e lagjes Dardania mbajti një takim, ku u bisedua rreth zhvillimeve te fundit. Rinia e Dardanisë mbështet fuqishëm të parin e komunës së Gjilanit Qemajl Mustafen për punën që ka bërë sidomos për rini.
Kemi biseduar edhe për kandidatet e tjerë, por sidomos për atë që po i mbush sallat me simpatizantë jashtë Gjilanit të cilët me 3 nëntor nuk kanë mundësi të votojnë në Gjilan.
Haziri sa ishte ministër i rinisë dhe kulturës, zv. Kryeministër e harroi qytetin e Gjilanit, investimet i destinoj në stadiumin e Pejës e në disa palestra dhe harroi stadiumin e qytetit tonë dhe në përgjithësi Gjilanin, por Qemajl Mustafa nuk e harroi, mediet po shkruajnë në Gjilan si në Evrope.
Ne ftojmë kandidatin e LDK-se që të na tregon një projekt të vetëm që ka realizuar gjatë mandatit të tij për rinin Gjilanase dhe pse nuk ju përgjigj para disa ditëve kësaj pyetje që e shtroi Veton Nevzadi.
Ndihemi të injoruar, anashkaluar nga opozitari, por sikur të ishte në pushtet a thua çfarë do të na bënte dhe si do të komunikonim rinia me këtë njeri që nuk i përgjigjet pyetjeve për rini thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/