Uji Dea

Rinia e Breznicës shembull për të tjerët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fshati Breznicë i komunës së Bujanocit njihet për nga organizimet e shumta humanitare të cilat kanë treguar rezultate të larta.

Në këtë vendbanim që shtrihet përgjat brezit kufitarë me Kosovën, aktivitetet nuk kanë të dnalur, djelmoshat e këtij fshati tashmë e kanë bërë hobi që aktivitetet bamirëse dhe humanitare t’i bëjnë pjesë të jetës.

Këtë vikend ata vendosën që t’ia kushtojnë pastrimit të varrezave të fshatit, ku pushojnë përjetësisht të parët e tyre.

FIDANISHTJA

Aktivitetet humanitare këta banorë në ansjë moment nuk i ngatërrojnë me politikën apo ndasit partiake, gjithqka organizohet në rrethanat vllazërore, duke treguar një kulturë të lartë të bashkëpunimit dhe si rezultat i ksajë edhe sukseset janë të dukshme.

Breznicasit janë të njohur për nga aktivitetet humanitare, ata me vet kontribout dhe të bashkvendasve të tyre në botën perëndimorë arritën që brenda një periudhe të shkurtër të ndërtojnë dy shtëpi humanitare dhe shëruan një përson duke e shpëtuar atë nga vdekja.

Aktiviteti i sotëm për pastrimin e varrezave sipas të rinjëve nga Breznica është vetëm si relaks që i mbanë të bashkuar të rinjët dhe i mbanë larg urrejtjes./BujanociNet/