Rinia Demokratike kërkon kushte të favorshme për studentët e Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Rinisë Demokratike z. Qëndrim Qerimi, së bashku me kryesinë e RDK-së zhvilluan sot aktivitetin e radhës tek biblioteka e qytetit, me qëllim sensibilizimin e institucioneve gjegjëse, për krijimin e kushteve të favorshme studimi për studentët, e në veçanti atyre që studiojnë brenda lëmive të teknologjisë.

Pajisjet kompjuterike, janë tejet të rëndësishme për të zhvilluar punën praktike krahas mësimeve teorike. Ashtu siç është potencuar në pankartat e vendosura, mbi 300 studentë që tashmë zhvillojnë studimet në këtë lëmi, kanë mungesë të pajisjeve të teknologjisë informative.

Mobi Casa

Duke e ditur gjendjen e rënduar ekonomike të shumë familjeve, konsiderojmë që mungesa e pajisjeve teknologjike, pra mjetit themelor për punë të këtyre studentëve do të ndikojë në performancën akademike të tyre e gjithashtu edhe me zbehjen e vullnetin për të studiuar.

Një aksion i tillë simbolik është tregues që të rinjët e RDK-së janë zëri i të gjithëve. Janë aty edhe kur ka lëvdata e punë të mira, edhe ku ka nevojë për rekomandime, kritika e përfaqësim./rajonipress/