GRANDEMALL

Rinegocimi i mundshëm i Marrëveshjes për Asociacionin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mundësia që Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendim që rrëzon së paku pjesërisht Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tashmë po merret parasysh seriozisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas burimeve diplomatike perëndimore, me të cilat ka komunikuar “Koha Ditore”, nëse Kushtetuesja shpall jokushtetuese ndonjë pjesë të Marrëveshjes së kontestuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë kjo marrëveshje e arritur në Bruksel do të rinegociohet.

Sipas një zyrtari të lartë të një shteti perëndimor, një gjë e tillë nuk flitet haptas, për shkak se nuk dëshirohet që kjo gjë të shihet si inkurajim për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë Marrëveshjen e Asociacionit si antikushtetuese.

FIDANISHTJA

Megjithatë, zëra të ndryshëm tashmë kanë folur edhe hapur se pjesë të Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duken të jenë në harmoni me idenë e një shteti multietnik, që synon të funksionojë me standarde demokratike evropiane dhe se ajo edhe mund të ndryshohet.

http://koha.net/?id=27&l=90202

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.