UBT

Rinas Zeqiri çiklisti i ardhshëm i Kosovës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit shumë herë nëpër rrugët e Gjilanit e kanë vërejtur një biciklist i cili me vozitjen e tij nëpër qytet, ka lënë përshtypje se kemi të bëjmë me një sportist kulminant dhe atraktiv.

Në mungesë të klubit të çiklizmit në qytetin e Gjilanit edhe pse më herët pati ekzistuar por tani e dy vite ky klub është shuar për shkak mjeteve financiare, Rinasi në asnjë moment nuk e ka lënë “dashurin” e tijë ndaj çiklizmit.

Rinas Zeqiri përpos që është sportist shumë profesionist, ai është një personalitet shumë i qet në jetën e përditshme i cili njeherit është edhe student i Shkencave Kompjuterike.

Djaloshi flokë verdhë, Rinasi, për çdo ditë minimum i përçon nga 100 km nëpër rrugët e Kosovës, duke arritur shpejtësinë gjerë në 35 km në orë, ndërsa gjatësinë që ka bërë më së tepërmi është në mes 250 -280 km.

“Jam i dashuruar pas këtij sporti si fëmijë, çiklizmi për mua është një pjesë e jetës sime nga dashuria që kam për këtë mjet me dy rrota çdo dit së paku nga 100km i kalojë në rrugët e Gjilanit e të Kosovës, por mjerisht kushtet për çiklizëm janë të tmerrshme nuk ka as staza të veçanta
ndërsa edhe veturat nganjëherë janë shumë të papërgjegjshme ndaj meje, është pluhur i madh dhe rrugët janë katastrofë për një biciklist që shumë herë mund të na kushtoj edhe me jetë” shprehet biciklisti Zeqiri.

ARKATANA

Me krenari Rinasi 20 vjeçar thekson se biçikleta e tij kushton rreth 2000 mijë euro por shpreson se një ditë do ta ketë një biçikletë shumë më profesionale.
“Biçikletën që e kam tani është e hekurit dhe është e rënd, ndërsa biciklistët profesionist që marrin pjesë në garat ndërkombëtare kushtojnë deri në 70.000 euro dhe peshojn më së shumti gjerë në 3 kg dhe këto biçikleta arrijnë shpejtësinë gjerë në 70km në orë”, thekson Zeqiri

Biciklisti Rinasi ka edhe shokun e tij Behlul Lekën, që së bashku në të shumtën e rasteve janë nëpër rrugët e Kosovës ndërsa Rinasi ka edhe idolët e tij të cilët i japin kurajo në karrierën e tij.
“Ëndrra ime është që një ditë të jem në garën më të madhe të çiklizmit në botë në “Tour de France”, këtë qëllim do t’ja arrijë ndërsa idolët e mijë janë Amerikani Lance Armstrong, i cili me çiklizëm ka arritë ta mposht edhe sëmundjen e kancerit gjithashtu pëlqej edhe biciklistin nga Sllovenia Peter Sagan i cili është një ardhmëri e madhe e çiklizmit botëror”.

Rinasi një sportist tejet i kulturuar ka edhe një apel tek qytetarët dhe vozitësit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm ndaj personave me biciklizëm.
“Unë e kuptoj gjendjen e rrugëve, por nuk kuptoj asnjëherë automjetet nuk na japin përparësi duhet kuptuar se ne jemi sportist dhe njerëz shpresoj se njerëzit në të ardhmen do t`na përkrahin”.

Rinasi një sportist shembullor me një kulturë të lart, me synime për të ardhmen që t’na bën krenar që kemi një sportist çfarë është Rinas Zeqiri, është mirë që edhe vet Komuna e Gjilanit ta ndihmon që nesër të jemi krenar me këtë sportist shembullor./sylejman ismajli/rajonipress/