Fundamenti

Rina Ahmeti në krye të Grupit të Grave të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupi i Grave të Gjilanit (GGGJ) e ka liruar nga detyra kryesuesen e deritashme, Besa Baftiu, për shkak të angazhimeve në Parlamentin e Kosovës, ku është zgjedhur deputete dhe në vend të saj ka caktuar Rina Ahmetin. Sipas marrëveshjes, udhëheqja e Grupit të Grave të Gjilanit, bëhet me rotacion.

Në takimin e GGGJ ka marrë pjesë edhe Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila shquhet si aktiviste e madhe për të drejtat e grave dhe barazi gjinore. Gratë kanë biseduar për aktivitetet e ardhshme si dhe për nevojat buxhetore që ka GGGJ për të zhvilluar veprimtarinë e saj.

RCCOLA

Bunjaku-Rexhepi i ka inkurajuar gratë e Gjilanit që të jenë sa më aktive dhe sa më këmbëngulëse në kërkimin e hapësirave që u takojnë në politikë dhe vendimmarrje. Sipas saj, gratë kanë dëshmuar se kanë guxim për të marrë mbi vete procese e detyra të rëndësishme. Personalisht ajo është shembulli më i mirë i këtij guximi.

GGGJ është themeluar në vitin 2009, si nevojë për të mbështetur gratë në vendimmarrje dhe politikë bërje./rajonipress/