Eko Higjiena

Rimëkëmbja ekonomike e varur nga vaksinimi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rimëkëmbja ekonomike nuk mund të ndodhë pa arritjen e imunizimit nga virusi Covid-19, kështu thonë njohësit e çështjeve ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, në një bisedë me Ekonomia Online, ka thënë se kohëve të fundit ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit. “Nga bisedat me bizneset vërehet që ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit dhe në gjendjen financiare të kompanive. Jemi në proces të rimëkëmbjes po i referohem rritjes së qarkullimeve të bizneseve këtë vit dhe rritjes së eksporteve dhe të hyrave buxhetore. Mirëpo prapë nuk mund të flasim pa e pasur një përfundim zyrtar të pandemisë. Nëse dëshirojmë ta shohim pjesën e rimëkëmbjes dhe të kemi plane afatgjata të zhvillimit këtë nuk mund ta bëjmë pa e pasur një situatë më të mirë të vaksinimit dhe kjo është apel për të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen sidomos tani kur ka mundësi edhe e zgjedhjes së vaksinës dhe të mos jenë pengmarrës të zhvillimit të vendit”, tha Rukiqi.

United Hospital

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, theksoi se kontributi i diasporës në ekonominë e vendit është i jashtëzakonshëm.Sipas tij, vetëm nëse mund të arrihet rritje ekonomike prej 7.9%, mund të konsiderojmë rimëkëmbje të plotë ekonomike.“Kontributi i diasporës në ekonominë e vendit është i jashtëzakonshëm jo vetëm në aspektin e remitencave që ata dërgojnë në vendin e tyre në Kosovë. Ajo çfarë mund të themi që ardhja e tyre masive që i bie që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Nëse arrijmë normën e parashikuar të qeverisë prej 7.9% për vitin 2021 besoj që në muajt e parë të vitit 2022 ne do të mund të kolaudojmë që kemi arritur rimëkëmbje të plotë ekonomike”, tha Zeka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.