United Hospital

Rimëkëmbja e kulturës në Gjilan ( Satirike )

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet kultura – Shumë artistëve tanë , do t’iu bie lëkura ! Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet teatri – Shumë artistëve tanë , do t’ iu mbetet hatri !

Deri sa n’ Gjilan , të rimëkëmbet drama –
Shumë artistëve tanë , do t’iu bëhet gjëma !
Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet opera –
Shumë artistë tanë , do t’i kapë skëterra !

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet baleti –
Shumë artistë tanë , do t’i kapë ileti !
Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet orkestra –
Shumë artistë tanë , do t’ i kapë vesvesja !

Deri sa n’ Gjilan , të rimëkëmbet kori –
Shumë artistë tanë , do t’ këndojnë prej zori !
Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmben festivalet –
Shumë artistë tanë , do t’i marrin malet !

UBT

Deri sa n’ Gjilan , të rimëkëmbet arti –
Shumë artistë tanë , do t’i kapë infarkti !
Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet galeria –
Shumë artistë tanë , do t’i kapë uria !

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet poezia –
Shumë poetë tanë , do t’i kapë xhelozia !
Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet letërsia –
Shumë shkrimtarë tanë , do t’ i kapë mërzia !

Deri sa amatorët , ta drejtojnë kulturën –
Artistëve , aktorëve , do t’ua rrjepin lëkurën !
Deri sa profesionistët , ta drejtojnë timonin –
Artistë e artiste , do t’ marrin pensionin !

Gjilan, më 02.06.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.