ARKATANA

Rilindja e shtetit të Çamërisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Atdhe Geci – Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 13 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnos, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, – Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të artit, shkencës, filozofisë, dhe të kulturimit, Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Çamëria Pellazgo-Iliro-shqiptare, përjetoi gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb.

Pamje nga njëvjetori i Pavarësisë së Çamërisë. Den Hagë, 30 tetor 2017 Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët, kurrë të padënuara, Epiri i Ilirisë, Çamëria-shqiptare, jo pa të drejtë quhet foleja e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pelazgjiko-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i kanë dhënë njerëzimit. Republika e Çamërisë, apo thënë shkurt, Shqipëria e Poshtme, në Greqi, Çamëria, ka 17 mijë e 500 kilometra katrorë, sipërfaqe tokë dhe 6 mijë kilometra katrorë, sipërfaqe ujëra dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë.

Në Rilindjen e Shtetit të Çamërisë, Kontributi i patriotit Festim Lato është kontribut i veçantë në historinë tonë kombëtare. I veçantë për vetëfinancimin e mbi 2 mijë protestave dhe veprimtarive të tjera për Pavarësinë e Çamërisë dhe shpalljen e Republikës së Çamërisë. Kam patur durim shprehet Festim Lato që heshtjes për Çamërinë dhe rreth Çamërisë t´ia thyej të gjitha dyert e dritaret që Çështjen Çame e mbanin të mbyllur nëpër katakombet burg të grekëve, evropianëve e shqiptarëve. Trokitja çame për të drejtën mbi ekzistencën në trojet e gjyshërve dhe stërgjyshërve, është trokitje mbi një vullkan të fshehur e të heshtur. Gjenocidi grek mbi Çamërinë është i vërtetë dhe me dëshmi të pamohueshme. Dorëzimi i Dosjes Çame është shënuar edhe nga ( Arkivi i Institut të Historisë – Tiranë. ) „Lajm i mirë për Kombin! Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sot e pranoi Dosjen e Çamërisë për njohjen e Gjenocidit grek ndaj çamëve, për rikthimin e çamëve në pronat e tyre, për dëmshpërblimin e pronave të çamëve, dhe heqjen e Ligjit të Luftës të Greqisë ndaj Shqipërisë! Është një ditë e mbarë dhe, një çast historik, tha Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare „Çamëria“ qendra në Hollandë, Kryetari, Festim Lato.

Mobi Casa

Ky shkrim u publikua me 12 shkurt të vitit 2016, dhe mund të themi se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me këtë rast u tha se më në fund Çështja çame po njihet ndërkombëtarisht, „ mbaron shkrimi. Greqisë po i themi hapur se ne shqiptarët nuk kemi tokë për të falur. Shqiptarë, atdheun tonë të ndarë e të copëtuar, në pjesë-pjesë, vetëm një lavdi mund ta shpëtojë, fitorja mbi Krahinën e Mollën e Kuqe dhe Pavarësinë e Republikës së Çamërisë./rajonipress/

Atdhe Geci – Dortmund, 2018

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.