Eko Higjiena

Rikujtimet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Krijime nga Manifestimi Rajonal i Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, mbajtur më 8 qershor 2013 në Grykën e Karadakut.

Pellumb Gorica

RIKUJTIMET

Fundamenti

Ku jeni gjerdanë kujtimesh, heshtje tretura,
Turbullime makbethiane në fantazma
Pulëbardha ëndërrimesh mërgoni të tilla
Si mushkëri të plurosura tek i ndjek azma.

Psherëtima mbetur, si rrudha thellë
Si në një mesditë gjinkallore, e gjatë
Asnjë fllad në shpirt, si bujk s’u mbjell
Në një qiell harrese të pamatë.

Pa diell janë mendja, faqebardhat, sytë
Thjesht një krijesë e pafajshme dëbore
Mugëtira pak nga pak dritën hyjnore i mbyt
Ju kujtime të hidhura, rrokullisuni në hone