UBT

Rikthimi i Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas disa muajsh pauzë, tërheqje nën hije nga aktiviteti politik ofanziv, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është rikthyer furishëm në skenën politike. Ditëve të fundit kreu i shtetit u imponua duke e shfrytëzuar edhe vizitën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell, për ta marrë vëmendjen e medieve dhe të publikut, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Për disa muaj radhazi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u pa aktiv në publik. Por kreu i shtetit së fundi është riaktivizuar hovshëm në skenën politike, shkruan gazta “Zeri”.

Të martën mbrëma në Kosovë mbërriti i dërguari i posaçëm i SHBA- së për dialogun Kosovë – Serbi, Rich- ard Grenell. Vetëm dy orë para takimit zyra e presidentit njoftoi se Thaçi do të zhvillojë darkë pune me Grenellin.

HW

Kë- sisoj, përmes një paraqitjeje për medie bashkë me zyrtarin e lartë amerikan, Thaçi rrëmbeu i pari ekskluzivitetin, pasi që paraqitjet e tjera të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi (pas takimeve që pati me liderët e partive) u mbajtën tek ditën e nesërme – të mërkurën, shkruan tutje “Zeri”.

Riaktivizimin e tij presidenti i Republikës së Kosovës e shpërfaqi edhe në Forumin Botëror Eko- nomik të Davosit, ku takoi disa liderë të ndryshëm botërorë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.