ARKATANA

Rikthimi i Shaqirit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Stoke e ka marrë një lajm të gëzueshëm. Xherdan Shaqiri është kthyer në stërvitje dhe në fundjavë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Leicester Cityn.

Futbollisti kosovar ishte detyruar të mungonte në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, por u rikthye të enjten dhe pritet të luajë ndaj ‘Foxes’, shkruan Zëri.

“Ndihem mjaft mirë tash dhe jam i aftë të ushtroj, kjo është mirë për mua”, deklaroi përfaqësuesi zviceran për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe shpresoj të jem plotësisht i gatshëm dhe në dispozicion për ndeshjen e fundjavës”, vazhdoi ai.

Mobi Casa

“Kam qëndruar jashtë për një periudhë dhe kam qenë i aftë të shërohem mjaft shpejtë, më vjen mirë për këtë”, thotë Shaqiri, përcjell Zëri.

Sidoqoftë, gjilanasi thotë se nuk do të fusë veten në ndonjë rrezik, duke u rikthyer nga lëndimi shumë shpejt.

“Ndihem ‘fit’ dhe i fortë. Kjo është mjaft e rëndësishme për mua, kështu që nuk e kemi për ngut. Ndihem gati për ndeshjet që vijnë dhe do të mundohem ta ndihmoj ekipin në ato ndeshje”, thekson Xherdani.

“Shpresoj që do të jem gati në ditët e ardhshme dhe të jem në dispozicion të shtunën”, përfundoi ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut dhe Interit. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.