Uji Dea

Rikthimi i infektimeve me COVID-19, për një javë u konfirmuan 2 mijë raste të reja dhe tre qytetarë humbën jetën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Numër i lartë i infektimeve me COVID-19 ka përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Kjo situatë ka ngjallur frikë për shpërthimin e një vale të re të coronavirusit, shkruan Telegrafi.

Me një situatë të tillë nuk po përballet vetëm Kosova, rritje të rasteve me COVID-19 ka pasur edhe në vendet e rajonit dhe në botë.

Vetëm gjatë javës së kaluar në vendin tonë janë konfirmuar 2 mijë e 7 raste të reja, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.

Numri më i lartë i infektimeve në javën që lam pas ishte ditën e premte ku u konfirmuan 407 raste. Numri i rasteve aktive ka arritur në 2 mijë e 169.

FITORJA

Tani për tani, ende nuk ka ndonjë paralajmërim nga institucionet shëndetësore në Kosovë për ndryshim të masave anti-Covid, përveç thirrjeve për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim ditë më parë bëri të ditur se ka aprovuar marrjen e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat e moshës mbi 60 vjeç, të cilët e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë.

MSh gjithashtu njoftoi se si pasojë e rritjes së rasteve ka filluar të rritet edhe ngarkesa spitalore.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas masave në fuqi, u rekomandon qytetarëve bartjen e maskave mbrojtëse në hapësira të brendshme si dhe vaksinimin me dozat e vaksinës sipas grup-moshave të lejuara për vaksinim. Ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj”, thuhej në njoftimin e MSh-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.