Mobi Casa

Rikthimi i “dimrit të vetmisë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Romani “Dimri i Vetmisë së madhe”, i Ismail Kadaresë, fillimisht është shkruar në vitin 1971, ndërsa është botuar shtatë vite më vonë, por me emër të ndryshuar.

Ky roman do të duhej të ishte libri i dytë i trilogjisë “Koha e Grindjes”, një sagë kjo bashkëkohore për tri acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët e saj: me komunistët jugosllavë, pastaj me ata sovjetikë, e në fund edhe me maoistët kinezë.

Libri i parë – pra, ai të do duhej të trajtonte grindjen me jugosllavët – nuk u shkrua kurrë, ndërkohë që i treti, “Koncert në Fund të Stinës”- që ishte i ndaluar për një kohë të gjatë në Shqipëri, u botua vetëm pak kohë para rënies së komunizmit.

FITORJA

Meqenëse ishte pritur keq nga kritika zyrtare, romani “Dimri i Vetmisë së Madhe” nuk ishte lejuar që të ribotohej. Në fakt, libri u botua vetëm pas rishikimit të bërë nga ana e autorit, dhe atë në vitin 1978 dhe me titull të ndryshuar: “Dimri i Madh”.

Versioni i tanishëm është kryesisht një rikthim i botimit të parë. Ndryshime të natyrës politike nuk ka. Kadareja e ka rishikuar romanin në vitin 2008, kështu që ribotimi i origjinalit nga shtëpia Onufri vjen pas plot 41 vitesh.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.