GRANDEMALL

Rikthimi i Demarkacionit në Kuvend, “bombë” për qytetarët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Vazhdimi insistues i kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, që edhe pas dështimit të javës së kaluar për ta nxjerrë në votim para deputetëve Ligjin për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ta rikthejnë për votim me çdo kusht, javët apo në muajt në vijim, sipas analistëve politikë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të opozitës është një nga provokimet e rrezikshme, që mund t’i përgatiten vendi për ta destabilizuar në pikëpamje politike dhe të sigurisë.

“Në Kosovë kemi defakto shtet policor, ngase realisht nëpër të gjitha institucionet e vendit, duke filluar nga policia, doganat, prokuroria, gjykatat, e deri nëpër ministri dhe në borde, kemi pushtet nën diktatin e politikës dhe askund nuk vendoset me ligj. Të gjithë jemi dëshmitarë se si janë caktuar njerëzit nëpër punë, dhe se cilat parime kanë qenë dominante në “përzgjedhjen” e njerëzve në të gjitha segmentet e shtetit”, është shprehur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendil, raporton Gazeta Kosova Sot.

Vazhdimi insistues i kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, që edhe pas dështimit të javës së kaluar për ta nxjerrë në votim para deputetëve Ligjin për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ta rikthejnë për votim me çdo kusht, javët apo në muajt në vijim, sipas analistëve politikë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të opozitës është një nga provokimet e rrezikshme, që mund t’i përgatiten vendi për ta destabilizuar në pikëpamje politike dhe të sigurisë.

Eco Higjiena

Paralajmërimi i vazhdimit të sjelljes së papërgjegjshme të zyrtarëve të lartë të shtetit, cilësohet si një veprim i mundshëm i kësaj klase politike në pushtet për futjen e vendit në kaos dhe luftë qytetare si shkak edhe i shantazheve që peshojnë mbi ta nga krimi dhe korrupsioni. Sido që të jetë ky pozicionim kryeneç i politikës në mbrojtje të marrëveshjeve të dëmshme në interes të vendit, përpjekja e re e presionit mbi deputetët dhe instalimin e shtetit policor, për arritjen e qëllimeve të dëmshme, në dëm të interesit të shtetit dhe qytetareve, po vlerësohet edhe si një sinjal i afrimit të fundit të saj të turpshëm, i cili do të vijë shpejtë nga ndëshkimi qytetar me votë për të gjitha të këqijat që i kanë sjellë vendit gjatë këtyre 16 viteve të qeverisjes së kriminalizuar dhe nga të cilat nuk po tërhiqen as sot e kësaj dite duke vazhduar me përpjekjen për forcimin e kapjes së shtetit.

Pushtet nën diktatin e politikës Njohësi i zhvillimeve politike në vend, prof. Muhamet Kelmendi, theksoi për “Kosova Sot” se në Kosovë kemi de-fakto shtet policor, ngase realisht nëpër të gjitha institucionet e vendit, duke filluar nga policia, doganat, prokuroria, gjykatat, e deri nëpër ministri dhe në borde, kemi pushtet nën diktatin e politikës dhe askund nuk vendoset me ligj. “Të gjithë jemi dëshmitarë se si janë caktuar njerëzit nëpër punë, dhe se cilat parime kanë qenë dominante në “përzgjedhjen” e njerëzve në të gjitha segmentet e shtetit. Për mua krejt qartë u pa edhe të enjten gjatë pritjes për zhvillimin e seancës së Kuvendit dhe masave të ashpra policore që ishin siguruar. Nëpërmjet kësaj dhe këtyre kërcënimeve, pushteti ka thelluar krimin dhe korrupsionin, duke e vazhduar pa frikë shtrirjen e kapjes së pushtetit edhe në detajet më të thella”, u shpreh Kelmendi për “Kosova Sot”. Sido që të jetë, Kelmendi ka pohuar se ndëshkimi qytetar për këtë sjellje të pa përgjegjshme, me paralajmërimet destabilizuese për vendin duhet të vijë. “Gjithsesi që ndëshkimi do të vijë pa vonesë. Veprimet që shkojnë në dëm të shtetit, të sovranitetit dhe integritetit territorial, e që provojnë me dhunë të jetësohen, do të ndëshkohen nga qytetarët. Ndëshkimi i sovranit është ndëshkimi më meritor që mund t’i bëhet një klase të papërgjegjshme politike, sikur që po dëshmohet tani koalicion PDK-LDK, një koalicion i interesave personale të individëve, por jo i interesave për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit, jo koalicion në funksion të interesit qytetar”, spikati Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.