Mobi Casa

Rikthimi, atmosfera, tërheqja e Bashës – Lenjani flet para dy ndeshjeve të Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Ditën e sotme (e martë), në një konferencë për mediat kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direkt në grup për vendin e dytë.

Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të mediave, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë.

Mungesa e tifozëve në ndeshjen në udhëtim është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se skuadra aktuale është e mbushur me talente.

Rikthimi në Kombëtare – Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë.

Atmosfera në grup – Të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë të forca jonë dhe do shohim si do ecë loja.

Mobi Casa

A do të luaj? – Nuk e di, e vendos trajneri. Ta shohim këtë javë si ecën në stërvitje dhe se çfarë mendon, pasi është ai që vendos.

Tërheqja e Bashës nga futbolli? – Migjeni ka bërë një karrierë shumë të mirë dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. I uroj gjithë të mirat.

Polonia?– Mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht por edhe si ekip. Por siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë.

Mungesa e tifozëve, favor për ne? – Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin.

Kombëtarja më mirë tani? – Mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet që luajnë në Evropë, në shumë liga të mira dhe në Ligën e Kampionëve dhe mendoj që tani jemi shumë më të fortë.

Gol në ndeshjen e radhës?– Mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.