Eko Higjiena

Rikthimet, befasitë dhe mungesat – lista e Sylvinhos për Euro 2024

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në listën janë ftuar 27 futbollistë.

Në fund trajneri brazilian i Shqipërisë do të largojë një futbollist, pasi lista përfundimtare duhet të përfshijë 26 lojtarë.

Nuk kanë munguar befasitë në listë, derisa Sylvinho ka ftuar katër portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe gjashtë sulmues.

Padyshim që befasia më e madhe ka qenë lënia jashtë e sulmuesit kryesor Sokol Cikalleshit, derisa në listë mungojnë edhe emrat si Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja nga reparti ofensivë.

Ndërkohë në mesfushë bie në sy mungesa e Keidi Bares, por mungon edhe Arbnor Muçolli për të cilin Sylvinho ka thënë se donte ta kishte me vete, por shkaku i lëndimit ai ka mbetur jashtë listës.

FIDANISHTJA

Befasitë kanë qenë edhe në ftesa, pasi në listë janë edhe dy talentët si portieri Simon SImoni, por edhe mesfushori Medon Berisha.

Një befasi e mirë padyshim ka qenë ftesa për ish-kapitenin Amir Abrashin, i cili nuk ishte grumbulluar në vitin e fundit nga Sylvinho.

Mesfushori gjakovar është pjesë e Shqipërisë për 11 vite dhe ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në fushë, derisa Sylvino e ka ftuar atë falë formës së shkëlqyer që po kalon në Zvicër me skuadrën e tij Grasshoppers.

Ftesë nga Sylvinho ka marrë edhe Mirlind Daku, i cili nuk ishte fare i ftuar në ndeshjet e muajit mars, por falë formës fantastike me Rubin Kazanin ka bindur Sylvinhon për ta marrë me vete në Euro 2024. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.