ARKATANA

Rikthim i bujshëm i Shaqirit në Serie A

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Xherdan Shaqiri duket se e ka përfunduar aventurën e tij në kampionatin anglez.

Anësori nga Kosova është afër për tu rikthyer përsëri në kampionatin italian Serie A.

Është gjiganti italian, Roma që po insiston për transferimin e Shaqirit në kryeqytetin italian.

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah është afër kalimit në Liverpool dhe Roma po e sheh Shaqirin si zëvendësuesin adekuat për të.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar tanimë bisedimet me klubin anglez Stoke City.

Për ta lënë të lirë të largohet nga Liga Premier, Stoke City po kërkon rreth 25 milionë euro.

UBT

Gjithsesi marrëveshja mes dy klubeve për këtë transferim mund të mbyllet për një shumë më të ulët, rreth 20 milionë pasi kjo është shuma që ka ofruar Roma për të.

25-vjeçari ka zhvilluar këtë edicion në Ligën Premier 21 ndeshje, ku shënoi katër gola dhe asistoi në dy të tjerë.

Ish-anëtëari i Bayernit dhe Baselit do të rikthehej në Serie A pasi dy vite më parë barti edhe fanellën e Interit për gjashtë muaj.

Në 15 ndeshje të luajtura me Interin në Serie A, Shaqiri shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë.

Ndërkohë gjilanasi luajti edhe 169 minuta në Kupën italiane duke shënuar një gol. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.