RCCOLA

Rikthen peshën e këngëve të vjetra

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur durrsake Loreta Kaqka- Lori ditë më parë ka përfunduar albumin e saj më të ri. Ajo për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se ky album vjen tek publiku me përzgjedhje të këngëve tona popullore, të cilat i ka përmbledhur me mjeshtri në studion e Florent Boshnjakut.

“Kam përfunduar albumin me këngë të vjetra popullore. Albumin e kam realizuar në studion e Florent Boshnjakut. Është i trajtuar në formë potpurish dhe këngë teke. Në këtë album e kam nxjerr edhe një këngë të re. Edhe kjo popullore që i përshtatet komplet albumit. Mendoj se është një album me atmosferë jo vetëm për t’u dëgjuar, por edhe i përshtatshëm për ahengje familjare e shoqërore”, ka thënë fillimisht këngëtarja.

Nuk kam kohë për dashuri

Eco Higjiena

Sipas Lorit ideja për të bërë album me këngë popullore ka lind nga dashuria e saj për këtë zhanër. Por që një shtysë e mirë për këngëtaren ka qenë edhe fakti që këngët tona të mirëfillta e popullore kanë filluar të lihen pas dore. “Unë muzikën popullore e dua shumë. Gjithmonë i kam kënduar me dashuri këngët popullore të vjetra dhe vendosa ta bëj një album edhe për faktin se kohëve të fundit i kemi lënë pak anash. Dhe mendova pasi që i këndoj në çdo gazmend familjar por edhe nëpër mbrëmje, pse mos t’i kem të mbledhura edhe në një album.

Pastaj meqenëse është edhe sezoni i verës them se është më e përshtatshme”, theksoi Lori, duke shtuar se përveç këtij albumi, ajo ka sjell edhe një këngë autoriale të cilën e ka plotësuar edhe me një videoklip. “Njëherë për njëherë nuk e kam në plan të nxjerr ndonjë këngë të stilit që janë mësuar të më shohin, modern, këngën e re që e kam bërë dhe që është në album ja kam realizuar edhe videoklipin të cilin e kam punuar me ‘Urban Grafiks’ dhe kemi xhiruar në Gjilan.

Besoj që për këtë sezon kjo është mjaftueshëm. Por që patjetër do të punoj që në vazhdimësi të nxjerri edhe këngë e videoklipe të tjera. Jam gjithmonë në punë e sipër…”, ka thënë Lori më tej. E kur vjen puna tek jeta private këngëtarja tregon se është shumë e angazhuar në karrierë dhe nuk ka kohë të ndajë për askënd tjetër. Ajo me buzëqeshje është përgjigjur. “Jam shumë mirë. Ndihem shumë mirë. Jam me punë dhe nuk kam kohë për risi tjera. (qeshet)”.(tribuna)