Eko Higjiena

Rikthehet Vedat Muriqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje me klubin e tij, Fenerbahce, për herë të parë pas lëndimit që ia pamundësoi atij paraqitjen për Kombëtaren e Kosovës në kualifikime për Euro 2020 gjatë këtij muaji.

Fenerbahce ka publikuar pamje nga stërvitja e parë e sulmuesit nga Prizreni, rreth dy javë pas lëndimit të nyjës që e pësoi në një ndeshje në Superligën turke, raporton Gazeta Express.

Muriqi e kishte ndier një shqetësim në kyçin e këmbës në fitoren 3:2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasa në fillim të këtij muaji, në të cilën i kishte shënuar dy gola gjatë 90 minutave të plotë në lojë.

Uji Dea

Më vonë u kuptua se lëndimi në nyjën e këmbës ishte më serioz seç u mendua dhe 25-vjeçari. Testet mjekësore treguan se atij i nevojitej një trajtim disa javor i dëmtimit dhe Muriqi u largua nga kampi i ekipit kombëtar të Kosovës si pasojë.

Muriqi nuk qe në gjendje ta ndihmojë Kosovën në asnjërën prej dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë kah mesi i këtij muaji.

Megjithatë, ai është rikthyer në stërvitje dhe ka mundësi të grumbullohet nga Fenerit për ndeshjen e së shtunës kundër Goztepe në Superligën turke. /Gazeta Express/