Eko Higjiena

Rikthehet Valon Berisha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lazio e ka marrë një lajm të mirë: Valon Berisha do t’i bashkohet nesër pjesës tjetër të ekipit për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri. Të gjithë presin që në edicionin e ardhshëm ta shohin Valon Berishën e vërtetë.

Në sezonin e kaluar ishte hija e lojtarit që e jemi mësuar ta shihnim, ndërsa në atë të riun ka hequr dorë nga përgatitjet në Auronzo për shkak të problemeve fizike, të cilat nuk e lanë ta tregonte vlerën e tij edicionin e shkuar, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, tash duket se Valon Berisha iu ka dhënë fund lëndimeve dhe duket se është gati për t’u rikthyer.

Ai e kishte një intervenim në miniskus në muajin prill dhe tash rehabilitimi ka marrë fund.

KKVITI

Nesër, përfaqësuesi kosovar do t’i bashkohet skuadrës në Marienfeld në mënyrë që të jetë gati për Lazion të paktën pas ndeshjeve të Kombëtareve, ndërsa vështirë se mund të shihet në ndeshjet me Sampdorian e Romën para shtatorit.

Të gjithë presin që këtë sezon ta shohin Valon Berishën e vërtetë.

Ndërkohë, mediat e huaja spekulojnë se Lazio mund ta huazojë ose shesë Berishën në Salzburg, prej nga e kishte blerë vitin e kaluar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.