Fundamenti

Rikthehet shiu, ky është moti për këtë javë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Java e dytë e dhjetorit me mot më dinamik, me të reshura shiu dhe erë. Në vise të larta malore edhe me borë.

6.12.2020 – Hapja e korridorit nga Atlantiku përgjatë Mesdheu sjell mbi rajon depërtimin e cikloneve të cilat do të kushtëzojnë gjatë javës në vijim një mot shumë dinamik, me të reshura shiu, por edhe me erëra, e në vise malore edhe me borë. Ndërkohë depërtimi i masave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajë temperaturat pak më lartë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, gjatë natës dhe ditën e nesërme kalon edhe mbi vendin tonë, që parashihet të sjell reshje të konsiderueshme shiu. Intervale me shi më pas pritet të ketë edhe ditën e mërkurë, me mundësi edhe për të enjten. E në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit priten sërish reshje shiu.

Ditëve të para të javës qetësimi gradual i erërave mund të rrisë koncentrimin e ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e mërkurë, me mundësi për qarkullim më të madh ajror, cilësia e ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme, vende-vende edhe të mira.

7.12 – Kryesisht vranët, paradite me shi. Erërat do të qetësohen. Ditën mundësi për reshje lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten edhe reshje bore.

8.12 – Pa të reshura, me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.

Mobi Casa

9.12 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.

10.12 – Kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 2C deri 5C, e maksimalet nga 7C deri 9C.

Do të fryj erë mesatare nga juglindja 2-6m/s, e ditën e mërkurë më e fuqishme deri në 15m/s, vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, por me tendenca të rënies.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.