Fundamenti

Rikthehet pensioni i plotë për 350 mësimdhënës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pagesat për kontribut në mësimdhënie gjatë viteve 1990-1999 do t’i marrin ata mësimdhënës që në vend të pensionit të plotë kanë marrë atë të pleqërisë, si pasojë e mosarritjes së kushtit që deri më 1 janar 1990 të kenë 15 vjet përvojë pune.

Prej këtij vendimi qeveritar të gjithë punëtorët në arsim do të jenë të barabartë dhe pensioni i tyre do të fillojë nga baza 150 euro.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) llogarit se këtë të drejtë do ta fitojnë aktualisht 350 mësimdhënës që deri tash morën pension prej 75 eurove, dhe jo 150 euro, si pension i plotë.

Eco Higjiena

Formulari për aplikim është shpërndarë nëpër DKA-të ku po merret dhe po plotësohet nga mësimdhënësit e dëmtuar. Sipas vendimit mësimdhënësi që ka punuar 8 vjet, dikush 2 vjet, dikush 3 vjet, do t’i kalkulohet përvoja e punës e secilit në përvojën totale, dhe nëse arrihen 15 vjet atëherë ai mësimdhënës kalon në pension kontributdhënës, sapo kalon në kontributdhënës e ka bazën 158 euro dhe pastaj varësisht nga kualifikimi shkollor që mund të ketë vazhdon përshkallëzimi.

Për përshkallëzim ose kategorizim vendimi do të sillet javën tjetër. Varësisht nga kualifikimi paga mund të rritet deri në 240 euro./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.