HW

Rikthehet në skenë për herë të fundit, Shkenda Dubova tregon se kush ia kërkoi këtë gjë

/ 2 minuta lexim
HW

Shkenda Dubova është njëra nga femrat më të suksesshme shqiptare.

Ajo është biznesmene mjaftë e njohur e cila mban qendrën e saj të dobësimit, shkruan Indeksonline.

Ajo është marrë edhe me muzikë duke sjellë këngë të bukura, ku veçohet hiti “Maje n’men”.

Ka shumë fansa që e duan përsëri në tregun muzikor, por për shkak të angazhimeve në biznesin e saj, ka vendosur që të tërhiqet nga muzika.

Në një intervistë të dhënë në First Channel, ajo zbuloi që së shpejti do ta publikoi këngën e saj, e cila vjen në bashkëpunim.

“Për muzikën, e kam bërë një këngë e cila do të lansohet brenda 2-3 javëve. Kjo këngë është në bashkëpunim me Riku Sllamnikun, u për tekstin është kujdesur Fifi”.

Vlen të theksojmë se ajo vendosi që të publikoi këtë këngë hatri i nënës së saj.

UBT

“Kjo do të jetë kënga e fundit nga unë për arsye se mami ma ka kërkuar duke thënë që dëshiron të më shoh sërish në treg me një këngë.

Nuk e përjashtoj mundësinë për këngë të tjera, mundem me qenë musafir të ndonjë koleg, por unë nuk mund të marr inciativën për shkak të angazhimeve në biznes”, tha ajo.

Ajo njihet si një vajzë e cila shumë punon në punën e saj, duke u cilësuar si një nga femrat më punëtore në Evropë.

“Mund të them se jam njëra nga femrat që punoi më së shumti në Evropë, ose mbarë botën mundem me thënë, se në Kosovë ka shumë femra që punojnë”.

Sa i përket biznesit, ka arritur të ketë qendrën e saj thuajse në çdo vend të botës.

“Jemi tu operu në 14 pika, janë edhe 20 kontrata të cilat janë bërë, dmth për vitin 2020 dhe 2 muajt e vitit 2021 kemi dal me 34 pika, deri në vitin 2022 janë të parapamë 80 pika” tha ajo./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.