UBT

Rikthehet në “Përrallë me Tupan”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas një pauze disavjeçare, shou televiziv “Përrallë me Tupan” po rikthehet në ekranin televiziv. Por kësaj radhe “Përralla” do të shfaqet në televizionin “1st chanel”. Aktorja Flutura Gashi po ndjehet mjaft e lumtur që përsëri po u rikthehet adhuruesve. “Më ka munguar bukur shumë ‘Përralla me Tupan’ dhe jam shumë e lumtur që po rikthehemi tani.

Në fakt kjo erdhi me kërkesën e shumtë të publikut, edhe pse kemi pauzuar një kohë të gjatë publiku gjithmonë e ka kërkuar këtë shou televiziv” ka thënë ajo për “Zëri”. Këtë herë ky shou do të rikthehet me disa ndryshime dhe ky ndryshim e ka prekur edhe Fluturën për të cilën thotë se do të vjen me një rol mjaftë të rëndësishëm.

Mobi Casa

“Meqenëse ‘Përralla’ ka nisur të përgatitet shumë më ndryshe, edhe te unë ka risi në këtë formatin e ri kësaj radhe do të vi me një karakter të ri, në fakt është roli i ‘Zëdhënëses’, një zëdhënëse që jep informata rreth ngjarjeve aktuale në Prishtinë por edhe në Kosovë.

Po ashtu e regjisorit dhe adhuruesve të mi unë prapë do shfaqem edhe me rolin e ‘Jalldëzit’ të cilën e kam pasur më parë në ‘Përrallë me Tupan’. Por ajo që mund të them është se ‘Përralla’ në përgjithësi e ka ndërruar formatin dhe për më shumë kjo le të mbetet surprizë deri në ditët e shfaqjes”, shton ajo. Udhëheqës dhe iniciator për rikthimin e “Përrallës” është Shpëtim Desku i njohur si “Moleri” i “Përrallës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.