KKVITI

Rikthehet Milot Rashica

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollisti kosovar e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit dhe këtë javë ka ushtruar me ekipin. Rashica është i gatshëm për Werder Bremenin këtë fundjavë

Milot Rashica ishte njëra prej mungesave më të mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim tek Werder Bremeni javë më parë, i cili e la jashtë ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Anglinë, në kualifikimet e Euro 2020.

Sidoqoftë, Rashica u pa në Prishtinë në mbështetje të ekipit në ndeshjen me çekët.

Fundamenti

Më pas, ai e mori rrugën drejt Gjermanisë për t’ju rikthyer stërvitjeve.

Vushtrriasi ka ushtruar gjatë kësaj jave dhe është i gatshëm për Werder Bremenin për këtë fundjavë në Bundesliga.

Ai e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke ushtruar dhe i uritur për të luajtur përsëri.

Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werderit sezonin e kaluar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.