Rikthehet Meha

Alban Meha është rikthyer sërish në fushën e gjelbër. Pas rikuperimit të ligamenteve të meniskusit, mesfushori kosovar i Paderbornit është rikthyer në stërvitje. Ai po stërvit ndarazi nga skuadra dhe me përgatitje të lehta. Meha ishte lënduar gjatë fazës përgatitore në Austri. 28-vjeçari ka filluar të prek topin psa më rreth dy muajsh.
“Nëse gjithçka shkon mirë, javën e ardhshme mund t’i bashkohem skuadrës në stërvitje. Ky do të ishte një hap i madh”, ka thënë Meha për mediat gjermane. Rikthimi i tij është lajm i mirë për Paderbornin, kur dihet se specialist i gjuajtjeve të lira, vetëm edicionin e kaluar të Bundesligës 2 shënoi 7 herë. Meha pritet të kthehet edhe për Kombëtaren shqiptare, të cilën në tetor e presin dy ndeshje të mëdha, ajo me Danimarkën në Elbasan dhe Serbinë në Beograd.