Mobi Casa

Rikthehet me ‘zanatin’ e moçëm – psikologe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

E tërhequr shumë larg mediave, këngëtarja Yllka Kuqi ka kohë që angazhimin e saj të përditshëm e ka vazhduar në profesionin e psikologjisë, për të cilin edhe ka studiuar.

Por, përveç kësaj, në këtë fillimvit ajo e ka ndjerë të duhur lansimin e një albumi me këngët e saj të kënduara për vjet me radhë.

Mobi Casa

E duke qenë se kënga mbetet një dashuri e madhe për të, Yllka ka bërë me dije për gazetën Tribuna se aktualisht është duke punuar rreth krijimeve muzikore të cilat së shpejti do të rrëmbejnë tregun tonë muzikorë.

“Jam duke punuar një këngë të re së bashku me videoklip. Por, nuk dua të them shumë për këtë këngë pasi preferoj që të mbetet surprizë për fansat e mi deri ditën kur të jetë gati për lansim”, bën me dije Yllka duke mbajtur sërish distancë me mediat për sa u përket detajeve në krijimet pasuese (Tribuna).